“Drogën e pinte, ishte i qetë”/ I biri i arrestuar për vrasjen e Luljeta Prezës, nëna: Të marrë dënimin që i takon

schedule15:17 - 7 Gusht, 2023

schedule 15:17 - 7 Gusht, 2023

Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Urën e Dajlanit në Durrës do të hetohen me masë sigurie arrest në burg. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në qeli Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht, ku 32 vjeçarja Preza u gjet e pa jetë poshtë urës me shenja thike në trup dhe gjysmë e zhveshur.

Jashtë sallës së gjyqit, nëna e të arrestuarit Aldo Ibrahimi, pak para se të niste seanca tha se nëse djali i saj ka kryer krimin, të marrë dënimin që i takon.

Sipas burimeve, dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas tyre vrasjen e kryen teksa ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit kanë deklaruar se ngjarja ndodhi pasi i kishin kërkuar vajzës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por 32 vjeçarja i ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.

Për ngjarjen janë proceduar penalisht edhe 3 vajza të tjera, njëra prej e tyre e mitur, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer krimi, por nuk e kanë kallëzuar atë në polici./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!