Drogë nga Kolumbia në pikturat e Maradonës, prangoset 72-vjeçari

schedule13:43 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 13:43 - 24 Dhjetor, 2020

Aksi Kolumbi-Turqi për transportimin e drogës është i njohur. Autoritetet turke prej vitesh po e luftojnë kontrabandën e drogës që shkon pastaj edhe në Europën Perëndimore. Nga një aksion i fundit është kapur një sasi e vogël, 2.6 kilogramë kokainë.

Një 72-vjeçar gjerman me origjinë kroate kishte menduar t’ua hidhte autoriteteve dhe e kishte fshehur lëndën narkotike në 12 piktura të legjendës Diego Armando Maradona. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Stambollit.

Pasi pikturat u kontrolluan përmes rrezeve X, oficerët e policisë nisën të dyshonin prej faktit që dendësua e pikturave ishte e madhe. Pas kontrollit me thikë u zbulua se brenda tyre, në pjata të vogla ishte vendosur kokaina me vlerë  261 mijë dollarë.

Policia menjeherë e ndaloi të moshuarin që kishte fluturuar nga Kolumbia drejt Turqisë. Hetimet vazhdojnë, me shpresën për të zbuluar më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!