Drogë në stan/ Burg për dy të arrestuarit, ‘detyrim paraqitje’ për vëllain e deputetit socialist në Lezhë

schedule11:48 - 13 Prill, 2024

schedule 11:48 - 13 Prill, 2024

Gjykata e Lezhës ka dhënë “arrest në burg” për Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, dy personat e arrestuar një ditë më parë për drogën e zbuluar në fshatit Kashnjet ndërsa për Armando Ndreca, vëllain e deputetit të PS Eduart Ndreca është lënë “detyrim paraqitje”.

Gjykata argumenton se për Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Gjykata e Lezhës ka vlerësuar se për Armando Ndrecën duhet të ketë vetëm detyrim paraqitje dhe të vijojnë hetimet ndaj tij ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë, ka lënë masën arrest me burg. Gjykata thotë se nuk kishte prova të implikimit të tij dhe për këtë ka ngarkuar policinë dhe prokurorinë që të paraqesin më shumë prova ndaj tij nëse ka të tilla. “, raporton gazetari Gjergj Figuri.

Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai u arrestuan pasi kishin përshtatur një stan në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Si i dyshuar në këtë veprimtari, u ndalua edhe vëllai i deputetit Eduart Ndreca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!