Një sasi kanabis sativa është kapur teksa po tentohej të futej në burgun e Fierit. Lënda, e paketuar në 13 doza, ishte fshehur brenda një kutie antidjerse dhe ishte dërguar për t’u futur në burg në rrugë postare. Gjatë kontrollit të ushtruar për sende të ndaluara, në pakot postare që mbërrijnë në burg, në pakon e te dënuarit, Kristo Dingo, i dënuar për “Vjedhje me dhunë”, në brendësi të një kutie antidjerse, u gjetën të fshehura 13 doza, të dyshuara kanabis sativa./abcnews.al
Drogë në një pako postare në burgun e Fierit
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2018/05/droga-burguu-3.jpg)
schedule11:49 - 13 Maj, 2018
schedule 11:49 - 13 Maj, 2018