Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar, në lidhje me zbulimin e një sasie lënde narkotike, në ambientet e një magazine.
Kati i dytë i kësaj magazine, ishte i privatizuar nga tre shtetas, të cilët me anë të llambave, kultivonin bimë narkotike.
Forcat e policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë kanabisi.
Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat./abcnews.al