Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërndanin drogë në ish Bllok/ Tiranë, arrestohen 25 persona, 8 në kërkim

schedule14:49 - 20 Qershor, 2025

schedule 14:49 - 20 Qershor, 2025

Këto janë pamjet e bastisjes së një prej lokaleve më të frekuentuara të bllokut, nga agjentët e antidrogës gjatë goditjes së një rrjeti criminal që shpërndante drogë në tiranë.

25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi së bashku operonin në disa zona të tiranës .

Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë.



Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si  koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll   në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim.

Të arrestuarit:

  1. Arnold Hida
  2. Durim Gurzi
  3. Artur Gurzi
  4. Elvis Sejdo
  5. Julian Bushati
  6. Adnan Hida
  7. Sabian Jashari
  8. Mario Avdiaj
  9. Geraldo Kovaçi
  10. Albert Shushku
  11. Emrah Mustafaj
  12. Xhoana Rustemi (Hasani)
  13. Vladimir Qerimi
  14. Myzafer Xhanari
  15. Albi Shehu
  16. Ledio Dervishi
  17. Juljan Rabushja
  18. Elisard Rrustaj
  19. Kledi Sinani
  20. Bledar Duka
  21. Kevin Troplini
  22. Samuel Demiri
  23. Ardit Dervishi
  24. Faik Kurti
  25. Ledin Kazanxhi

Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, al idem e fresk.

Gjatë kontrolleve të kryera u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964 gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Më herët, gjatë hetimeve disamujore po në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe 9 të tjerë, duke e çuar në 42 numrin e  të arrestuarve dhe 85 kg lëndë narkotike kanabis të sekuestruar në total.

/abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!