Drogë me vlerë 50 mijë euro, në pranga dy të rinj shqiptarë në Itali

schedule11:05 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 11:05 - 9 Dhjetor, 2022

Dy shqiptarë rreth të tridhjetave janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediet italiane raportojnë se arrestimi i dy të rinjve u bë rastësisht, kur patrulla e policisë në Arezzo sinjalizoi makinën “Audi” me të cilën dy të rinjtë udhëtonin.

Por kur u pyetën nga policia për arsyen e udhëtimit , dy shqiptarët ngritën dyshime rreth deklaratave të tyre, e për pasojë policia nisi kontrollin e imtësishëm të automjetit.

Si rrjedhojë policia gjeti lëndë narkotike të fshehur poshtë tapetit të automjetit. Sipas medieve italiane sasi e drogës së gjetur në mjetin e shqiptarëve ka një vlerë tregu që arrin deri në 50 mln euro./abcnews.al/