SHKODËR- Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në pikën kufitare të Muriqanit.
Sipas policisë, të arrestuarit janë një nga Kosova dhe tjetri nga Maqedonia e Veriut, ndërsa gjatë kontrolleve atyre iu gjet një sasi lënde narkotike.
Autoritetet shqiptare sekuestruan sasitë e lëndës narkotike e llojit kanabis, një automjet dhe një celular./abcnews.al