Drogë me postë nga SHBA e Tajlanda, goditen dy grupe kriminale. 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim

schedule11:33 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 11:33 - 19 Dhjetor, 2024

Goditen dy grupe kriminale që trafikonin kanabis nga SHBA dhe Tajlanda nëpërmjet shërbimit postar. Në pranga kanë rënë tre persona dhe në kërkim janë shpallur tre të tjerë, pjesëtarë të grupeve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni 1”, u godit grupi kriminal që sillte drogën nga SHBA, ku në pranga ra 34 vjeçari Ermal Halili nga Elbasani ndërsa u shpall në kërkim një 24 vjeçar.

Policia sekuestroi 2.3 kg kanabis me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e 24 vjeçarit në kërkim, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Nga operacioni i dytë i koduar “Destinacioni 2”, u arrestuan 19 vjeçari Bruno Lila dhe një 17 vjeçar, të cilët trafikonin drogën nga Tajlanda ndërsa në kërkim u shpallën dy 18 vjeçarë.

U sekuestruan 1.7 kg kanabis me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!