Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drogë dhe armë në makinë/ Tiranë, arrestohen dy të rinj, sekuestrohen 10 kilogramë kanabis

schedule11:11 - 19 Tetor, 2025

schedule 11:11 - 19 Tetor, 2025

Shaban Haka 34 vjeç dhe Ilir Topalli 43-vjeç u arrestuan teksa po transportonin me qëllim shitjen, 10 kilogramë kanabis të ndarë në 2 thasë. Efekt

Një operacion hetimet e së cilit kishin nisur disa javë më parë dhe dyshohet se grupi është më i gjerë, por kjo pritet të zbardhet pas komunikimeve në telefonat celular të të arrestuarve.

Shaban Haka dhe Ilir Topalli, kishin ndërtuar një bazë kanabisi në Nikël të Fushë-Krujës dhe prej andej, transportonin dhe shisnin lëndën narkotike në bazë të kërkesave nga klientët, por më së shumti aktivitetin e jashtëligjshëm e kishin shtrirë në kryeqytet.

Pritësit e lëndës narkotike ende s’janë zbuluar por policia thotë se janë hetimet e mëtejshme ato që pritet ta zbardhin, pasi nuk dihet ende nëse blerësit e kanabisitit ishin të rastësishëm apo kanë qenë pjesë edhe më herët e kësaj skeme.

Menjëherë pas goditjes që u krye ne aksin Nikël – Fushë Krujë, aty ku policia kapi në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar kanabis sativa, me peshë totale 10 kilogram, shkoi për kontroll edhe në banesat e Ilir Topallit dhe Shaban Hakës.

Sipas bluve, në banesën e këtij të fundit u gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale e u dërgua në laborator për ekzaminime për të parë nëse është përdorur ose jo më herët,  e bashkë me të u sekuestruan dhe 3 telefonat celular të të arrestuarve të cilët cilësohen edhe pikë kyçe për zbardhjen e detajeve të mëtejshme por edhe zbulimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!