Drogë dhe municion luftarak në banesë, kapet 30 vjeçari në Sarandë, në pranga edhe ish kunati tij

schedule13:01 - 14 Korrik, 2023

schedule 13:01 - 14 Korrik, 2023

Dy shtetasit Kanixho Kalemi, 30-vjeç dhe Sefedin Beqiri, 19-vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi janë kapur me armë zjarri pa leje, municion luftarak dhe drogë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishnet” është bërë i mundur ndalimi i një 30 vjeçari i dyshuar për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, emigrantëve nga vendet e treta, ku në momentin e kapjes, iu gjetën 41 doza kokaine.

Në pranga është vënë gjithashtu edhe ish-kunati i tij, pasi u kap në banesën e 30-vjeçarit, me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë një aksioni në lagjen nr.2, Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 41 dozat e kokainës, arma e zjarrit, municioni luftarak dhe 5 aparate celulare.

Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!