Drogë dhe dhunë në familje, arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Berat

schedule20:21 - 18 Shtator, 2020

schedule 20:21 - 18 Shtator, 2020

Ne kuadër të operacionit të organizuar nga blutë e Beratit, gjate postblloqeve të ngritura në dy ditët e fundit janë kapur dhe ndaluar disa persona.

Në kuadër të këtij operacioni të policisë së Beratit janë arrestuar në flagrancë 5 qytetarë për vepra të ndryshme penale dhe një person tjetër po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë kanë rënë: D.T,i cili u kap me disa doza me kokainë dhe cannabis sativa në automjetin e tij, A.H dhe K.H, që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Po ashtu, është vënë në pranga L.V, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K.K, pasi ishte me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal.

Gjithashtu,policia ka proceduar penalisht edhe E.H, pasi gjatë kontrollit i’u gjet një dorezë metalike. Te gjithë këta persona janë kapur gjatë kontrolleve të ngritura që prej ditës djeshme e në vijim. /abcnews.al/