Dy shqiptarë dhe një polak kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u është gjetur dhe sekuestruar rreth 43 kg kokainë dhe 37 mijë euro.
Mediat shkruajnë se të arrestuar janë shqiptarët përkatësisht 43 dhe 40 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik.
Pas informacioneve të marra policia ka ndjekur dhe vëzhguar 40- vjeçarin shqiptar i cili gjatë lëvizjes ka takuar disa njerëz dhe më pas ka shkuar në një garash në zonën e Torre Angela, ku pasdite iu bashkua një burrë në një furgon me targa polake, e cila ndaloi jashtë garazhit. Teksa fliste në telefon, polakut iu bashkua një burrë i cili kishte dalë nga e njëjta godinë nga kishte hyrë 40-vjeçari shqiptar, i cili pasi shkëmbyen disa fjalë me të, u kthye brenda dhe kur dolën kishin në dorë një kuti këpucësh.
Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë është zbuluar se brenda kutive të këpucëve ishin fshehur afërsisht 43 kg kokainë, dhe në një kuti tjetër kishte 37 mijë euro. /abcnews.al