Drogba: Mbappe më befasoi kur Messi fitoi “Topin e Artë”

schedule22:57 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 22:57 - 2 Dhjetor, 2019

Ish-sulmuesi i njohur i Chelsea, Didier Drogba, ishte prezantues në ceremoninë e “Topit të Artë”, duke u bërë personazhi në qendër të vëmendjes në ceremoninë më madhështore të vitit në botën e futbollit. Drogba është një admirues i madh i Kylian Mbappe dhe këtë gjë e ka thënë publikisht disa herë.

Edhe sot, ish-sulmuesi i njohur tregoi një prapaskenë me talentin francez, në momentin kur Lionel Messi fitoi për herë të gjashtë “Topin e Artë”.

“E pashë në sytë e tij motivimin që ai kishte kur pa Messin të rreshtonte 6 “Topa të Artë”. I shkela syrin dhe ai u kthjellua. Më pas, i thashë se duhet të fitonte katër “Topa të Artë” radhazi dhe ai thjesht me buzëqeshi me një vetbesim të madh. Ky djalosh do të shkojë larg”, përfundoi Drogba./abcnews.al