Babis Anagnostopoulos është shprehur për mediat greke nga qelia e burgut se nuk asnjë të vërtetë në skenarët se mes tij dhe Caroline ka pasur një person të tjerë. “Unë i mohoj kategorikisht skenarët se ka pasur një person të tretë në jetën tonë.
Gjithçka më intereson tani është e mira e fëmijës tim. Unë e dua Lydian time dhe do të jem pranë saj përgjithmonë, në gjithçka që ajo ka nevojë për mua.
Unë jam i interesuar vetëm për të mirën e fëmijës tim dhe do të bashkëpunoj plotësisht në këtë drejtim. Do t’i jap të gjitha përgjigjet për pasaktësitë dhe pyetjet” tha ai në “MEGA”.
Duke iu rikthyer edhe njëherë krimit, piloti tha se “Jam penduar për atë që kam bërë. E kam dashur shumë gruan time. Marrëdhënia jonë, përveç disa tensioneve, ishte një marrëdhënie krejtësisht normale” tha ai.
Pak ditë më parë pista e re e hetimeve për vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga burri i saj pilot ishte aktiviteti i dyshuar kriminal i Babis.
Babai i britanikes u shpreh se nuk e përjashton pistën e implikimit të dhëndrit të tij në aktivitete të paligjshme, konkretisht trafik droge që mund të ketë çuar çiftin drejt debateve, pasi mund të jetë zbuluar nga Caroline.
“Unë besoj se kanë “një farë baze” thashethemet se vrasësi ishte i lidhur me trafikun e drogës”. Në fakt, ai shtoi se Caroline mund ta kishte kërcënuar se do ta linte Babisin nëse do të zbulonte se ai ishte i përfshirë. “Kjo është ndoshta arsyeja pse Caroline reagoi dhe donte ta linte atë” tha ai.
Sipas gazetës “The Sun”, ka informacione që Babis Anagnostopoulos transportonte drogë në ishujt grekë me helikopter. Gazeta citon një burim nga autoritetet greke që tha se “Ne po shqyrtojmë financat e të dyshuarit. Ne duhet të dimë se si ai e financoi stilin e tij të jetës“./ Abcnews.al