Skuadra e Kukësit më në fund do të mund të luajë në stadiumin e ri, dhe nuk do të do ketë më nëvojë të “shtegtojë” nëpër stadiume të tjera.
Inagurimi i shumë pritur i stadiumit do të bëhet pikërisht ndaj Dinamos sfidë e cila u shty për shkak të situatës me covid-19 që kishte përfshirë verilindorët.
Më 19 janar, ora 16:45 tifozët do të mund të shikojnë skuadrën e zemrës të luajë në stadiumin e saj pas afro 3 vitesh.
Kukës Arena është gati për të pritur një ndeshje të Abissnet Superiores, teksa stadiumi i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA.
Në këtë mënyrë skuadra e Diego Longos do të ketë një “armë plus” për pjesën tjetër të sezonit teksa do të zhvillojë ndeshjet si pritëse në stadiumin e rikonstrukturuar.
Aktualisht skuadra e Kukësi ka arritur të grumbullojë 28 pikë, e renditur ne vendin e dytë me vetëm 5 pikë më pak se Tirana kryesuese. /f.a/abcnews.al