Dritë në fund të “tunelit”, De Zerbi dhe stafi i tij largohen nga Ukraina dhe kthehen në Itali

schedule17:25 - 28 Shkurt, 2022

schedule 17:25 - 28 Shkurt, 2022

Thuajse pas 5 ditësh të izoluar në Ukrainë, për shkak se Rusia filloj sulmet ndaj popullit ukrainas, trajneri Roberto De Zerbi dhe stafi i tij janë kthyer më në fund në Itali.

Dritë në fund të “tunelit” për trajnerin e Shakhtar Donetsk, i cili bën një fluturim nga Hungaria në kushte shumë të vështira, për t’u rikthyer në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i  Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

“Është lajmi që prisnim të gjithë dhe që na mbush me gëzim. Pas nisjes së luftës në Ukrainë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me De Zerbin dhe italianët e tjerë të Shakhtar Donetsk për ti siguruar për evakuimin e tyre”, ka thënë presidenti i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina.

Evakuimi i trajnerit të Shakhtar Donetsk, De Zerbi nga Kievi është bërë i mundur falë mbështetjes së UEFA-s. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!