Pas një situate të vështirë epidemiologjike, tashmë Greqi po jep “dritën jeshile” për aktivitetet kulturore .
Gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme, specialistët për sëmundjeve infektive u dakorduan me sugjerimet e zëvendës ministrit të Kulturës Nikolas Giatromanolakis, për një lirim gradual të masave kundër Covid, për të lejuar spektatorët gjatë shfaqjeve.
Komiteti i Sëmundjeve Infektive njoftoi se për hapësirat në ambientet të jashtme me më shumë se 15,000 vende u vendos të lejohen 10, 000 spektatorë.
Ndërkohë ende nuk është marrë asnjë vendim se si do të procedohet në ambientet e brendshme.
Sakaq Komiteti i Sëmundjeve Infektive refuzoi kërkesë për rihapjen e kinemave për 12 muaj, shkruajnë mediat e huaja./i.k/abcnews.al/