Më në fund duket se Italisë po i kthehet qetësia nga “pushteti:, i koronavirusit. Këtë të dielë në Itali fatmirësisht numri i viktimave është në ulje vetëm në 24 orë janë shënuar 433 viktima dhe 3 047 raste pozitive.
Nurmi total i viktimave nga nisja e pandemisë deri më sot ka arritur në 23 660 e numri i të infektuarve 178 972. Ndërkohë numri aktual i të infektuarve me koronavirus në Itali është duke u ulur nga shifrat totale numrin e të shëruarve e të viktimave, është sot 108 257.
Deri më tani nga pandemia në Itali janë shëruar 47,055 pacientë e sot ka 2,128 të shëruar më shumë se një ditë më parë. Dhe numri i pacientëve në terapi intesive është reduktuar e sot janë 98 pacientë më pak.
Gjithashtu në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në Itali janë kryer deri më sot 1,356,541 tampone./abcnews.al