Dritë jeshile në Britani, grupmoshat më të rrezikuara kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid

schedule09:08 - 13 Prill, 2021

schedule 09:08 - 13 Prill, 2021

Mbretëria e Bashkuar ka arritur objektivin e saj të vaksinimit kundër Covid-19 .

Të gjithë rriturit mbi 50 vjeç, punonjësit  më të rrezikuar dhe punonjësit e kujdesit social, kanë marrë një dozë të vaksinës, tha qeveria britanike në një deklaratë të hënën.

“Ne kemi shënuar  një tjetër moment historik  të rëndësishëm në programin tonë të vaksinimit  duke vaksinuar  grupet më të rrezikuara.

Kjo do të thotë që më shumë se 32 milion persona janë vaksinuar kundër Covid-19, “tha Kryeministri Boris Johnson.

Synimi i qeverisë britanike është vaksinimi  i të gjithë popullsisë deri në fund të korrikut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!