Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës nuk liron zyrën. Katër ditë më parë kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e shkarkoi nga detyra drejtorin e UKV-së, Shkëlqim Leskaj, por ky i fundit nuk ka pranuar që të dorëzojë zyrën.
Gazetari i ABC, Elton Nikaj raporton se përballë kësaj situate, është kërkuar ndërhyrja e policisë së Vlorës, e cila ka shoqëruar ditën e sotme disa persona për sqarimin e situatës së krijuar.
Për të sqaruar konfliktin e krijuar, policia u ka marrë deklarime, kryebashkiakut Dritan Leli, nënkryetarit dhe drejtorit të shkarkuar./ Abcnews.al