Dritan Leli e bojkotoi të parën, kërkohet një tjetër mbledhje e këshillit bashkiak Vlorë

schedule14:26 - 16 Qershor, 2021

schedule 14:26 - 16 Qershor, 2021

Anëtarët e këshillit të bashkisë Vlorë kanë kërkuar një tjetër mbledhje me prezencë të kryebashkiakut Dritan Leli. Mbledhja jashtë radhe është kërkuar për në datën 22 qershor.

Në kërkesën drejtuar kryetares Migena Balla, anëtarët e këshillit shprehin indinjatën e tyre për takimin që duhej të mbahej më 15 qershor, pasi sipas tyre, u penguan që të ushtrojnë detyrën e tyre si të zgjedhur vendorë të Vlorës.

Sipas tyre, Leli  i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i përcaktuar këshillit bashkiak jo vetëm datën, por edhe vendin ku do të zhvillohet.

Ata sjellin në vëmendje se vendimi për mbledhjen me prezencë fizike të këshilltarëve për të martën ishte në respektim të plotë të masave anti-covid, të përditësuara së fundmi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Vlorë denoncojnë se kryterai i bashkisë jo vetëm që nuk u paraqit në mbledhjen e parashikuar më 15 qershor, por edhe i pengoi me forcë duke kyçur dyert e institucionit ku do të zhvillohej mbledhja. s.b/abcnews.al/