Dritan Leli del nga SPAK, nuk tregon për çfarë u thirr: Pyesni ata!

schedule15:17 - 22 Korrik, 2022

schedule 15:17 - 22 Korrik, 2022

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka dalë nga Prokuroria e Posaçme. Leli u paraqit sot në SPAK, ndërkohë që nuk dihen arsyet.

Kryebashkiaku nuk ka pranuar të japë asnjë detaj në lidhje me thirrjen e tij. “Pyesni SPAK për më shumë informacione”, iu tha Leli gazetarëve.

Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama e sulmoi hapur kryebashkiakun Leli për mbarëvajtjen e punës dhe çështjes së pastrimit në Vlorë.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama gjatë një takimi me kryebashkiakë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!