Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi këtë të mërkurë 6 anëtarët, në një proces të nisur prej mëngjesit të sotëm. Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi dhe Marcela Shehu u zgjodheën anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nga Gjykata e Tiranës.
Gjithashtu fitues është dhe Medi Bici nga Gjykata e Lartë, i cili kaloi automatikisht pasi ishte kandidati i vetëm. Dy anëtarët e tjerë që u zgjodhën nga gjykatat e Apelit janë Brikena Ukperaj dhe Ilir Toska. /abcnews.al