Drita nuk i “ndahet” Ballkanit, Dukagjini fiton me përmbysje në Malishevë

schedule15:13 - 22 Tetor, 2023

schedule 15:13 - 22 Tetor, 2023

Drita vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa këtë të dielë fitoi në transfertë në një sfidë shumë të luftuar ndaj Llapit. Takimi i vlefshëm për javën e dhjetë të Superligës së Kosovës u mbyll me rezultatin 0-1.

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura. Goli i vetëm i ndeshjes Llapi-Drita u realizua në minutën e 81’, me Ajzeraj që u dha tri pikët miqve. Pas kësaj ndeshje Llapi renditet në vend të tretë me 19 pikë, teksa Drita në vend të dytë me 21 pikë.

Ndeshja tjetër e luajtur këtë të dielë, Malisheva-Dukagjini solli spektakël golash, ndërsa u mbyll më rezultatin 3-4.Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën, me Aliu që shënoi në minutën e 11’, ndërsa  Nyavedji shënoi golin e dytë për Malishevën në minutën e 40’, duke bërë që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 2-0.

Ndryshe nga pjesa e parë, fraksioni i dytë foli për Dukagjinin, me Zylfiji që rihapi sfidën në minutën e 47’, ndërsa Junior barazoi në minutën e 54’. Miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 71’ Santos përmbysi rezultatin, teksa Mërlaku shënoi golin e katërt për Dukagjinin në minutën e 76’. Malisheva u përpoq që të reagonte dhe shënoi golin e tretë me Hazrollaj në minutën e 90+3’, megjithatë në fund sfida u mbyll me rezultatin 3-4.

Pas javës së dhjetë të Superligës së Kosovës, Malisheva renditet në vend të pestë me 12 pikë, teksa Dukagjini renditet në vend të gjashtë po me 12 pikë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!