Drita i bashkohet Ballkanit në krye të BKT Superliga, pasi ka mposhtur 2-0 në transfertë skuadrën e Drenicës që ishte e para javën e shkuar. Skuadra nga Gjilani shënoi që në fillim me Ajzerajn, kurse Namani realizoi golin e qetësisë.
Më në fund ka fituar edhe Prishtina kampione në fuqi. Bardhekaltrit përmbysën Dukagjinin me rezultatin 2-1. Dallku shënoi për skuadrën nga Klina, ndërsa mbeti që në pjesën e parë me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq Basriu.
Mendurim Hoti shënoi golin e barazimit, kurse Besnik Krasniqi atë të fitores me penallti. Gjilani nga ana tjetër zhytet në krizë, pasi Ulpiana e mposhti në shtëpi. Skuadra e Edlir Tetovës mori fitoren e parë në kampionat dhe e bëri këtë në minutat shtesë.
Gjilani shënoi me Musollin, ndërsa Marclei u kundërpërgjigj duke shënuar dy herë. Ulpiana kaloi në avantazh dhe Fiton Hajdari barazoi në minutën e 89-të. Në minutat shtesë Selimi realizoi golin trepikësh për Ulpianën, që festoi gjatë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. /abcnews.al
BKT SUPERLIGA – Java 5
Dukagjini-Prishtina 1-2
Shënues: Dallku 35’ / Hoti 60’, B. Krasniqi (pen.) 80’
Drenica-Drita 0-2
Shënues: Ajzeraj 14’, Namani 55’
Gjilani-Ulpiana 2-3
Shënues: Musolli 48’, Hajdari 89’/ Marclei 50’, (pen.) 69’, Selimi 98’