Janë luajtur sot dy sfidat e fundit të javës së tetë në IPKO Superliga. Drita triumfoi binshëm 5-1 në shtëpi përballë Vushtrrisë. Golat nga Cardoso, dopieta e Haxhimusa, Shabani dhe autogl i Augustos i dhanë fitoren ekipit nga Gjilani.
Gola të shumtë pati edhe në sfidën mes Flamurtarit dhe Gjilanit. Miqtë fituan me rezultatin e thellë 1-4. Progni hapi serinë e golave, duke shënuar një dopietë brenda 10 minutave. Greca shënoi në pjesën e dytë, duke trefishuar. Krasniqi shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa Hajdari në minuta e fundit vulosi fitoren 1-4 të Gjilanit./abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës – Java 8
E enjte, më 3 tetor, ora 14:30
Drita – Vushtrria 5-1
Cardoso 21’, Augusto(ag) 39, Haxhimusa 51’ 84’, Shabani 62’ / De Paul(p) 80’
Flamurtari – Gjilani 1-4
Krasniqi 76’ / Progni 20’ 30’, Greca 53’, Hajdari 88’