Christian Eriksen është më mirë. Familja e tij, miqtë, tifozët dhe të gjithë janë gëzuar nga lajmet e mira për shëndetin e futbollistit të Danimarkës dhe Interit. Zikaltrit, pasi situata është qetësuar, i kanë shkruar edhe një letër të gjatë lojtarit të tyre dhe e kanë publikuar.
LETRA E INTERIT – “Nuk ishin ditë normale, ato që numëruam nga e shtuna, nga ato momente që dukeshin pafund të gjata dhe pa kuptim për ne, kur gjithçka që donim ishte që ajo të ishte një ëndërr e keqe. Për fat të mirë ne zgjohemi edhe nga makthet më të këqija.
Në heshtjen me respekt gjatë këtyre ditëve, ne kemi ngjeshur të gjitha mendimet tona, lutjet, madje edhe psherëtimat tona: Ato të lehtësimit, për fotot dhe lajmet e reja që vinin nga një vend që nuk e dinim deri para disa ditësh, nga Rigshospitalet në Kopenhagen. Atje ishte ti, Christian Eriksen.
https://www.instagram.com/p/CQIbbREAXo5/?utm_source=ig_web_copy_link
Një tjetër hap u hodh të premten: Operimi, dalja nga spitali dhe vizita e shokëve të skuadrës. “Faleminderit për mesazhet e shumta dhe urimet. Ka qenë e pabesueshme t’i shoh dhe t’i ndjej ato. Operimi shkoi mirë dhe jam në gjendje të mirë, duke marrë parasysh situatën që kam kaluar.
Ishte e mrekullueshme të shihja sërish djemtë pas ndeshjes fantastike që luajtën dje. Nuk ka nevojë ta them, që do brohoras për ta të hënën kundër Rusisë”, shkruante Eriksen pas daljes nga spitali. Ne nuk kemi ndalur t’ia dedikojmë mendimet tona Christianit, asnjë moment, duke respektuar nga ana tjetër në heshtje një moment kaq delikat dhe personal.
Në të njëjtën kohë, shprehjet e dashurisë ishin të shumta, të bukura dhe të natyrshme. Ndersa ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës filloi në Kopenhagen të shtunën, Romelu Lukaku dhe Achrah Hakimi të dy dolën në fushë me Belgjikën dhe Marokun, duke ia dedikuar golat e tyre Eriksenit.
“Chris, të dua”, bërtiti Romelu para kamerave, një mesazh që ka bërë jehonë kudo. Nderimet erdhën nga të gjitha anët e botës, nga Koreja e Jugut prej golave të Son Heung-min, bashkëlojtar i Christian te Tottenham.
View this post on Instagram
Dridhjet e frikës u kthyen në lehtësim gjatë këtyre ditëve të fundit. Edhe më shumë emocione: fanella e madhe me numër 10 e treguar para ndeshjes së Danimarkës me Belgjikën, në të njëjtin stadium si të shtunën. Loja ndaloi pas dhjetë minutash lojë kur tifozët duartrokitën, si dhe lojtarë në fushë, përfshirë edhe Romelu Lukakun.
Pankartat, fanellat e treguara nga tifozët dhe ekipet kombëtare, që të gjithë i kushtuan një mendim numrit tonë 24. Të gjithë këto janë momente që përbëjnë përqafimin më të fortë dhe më të përzemërt për Christian Eriksen. Forca Chris, Inter dhe të gjithë interistët janë me ju”.