Kroacia u godit sot nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.4 i shkallës Rihter. Dridhjet e forta të tokës fatkeqësisht kanë marrë disa jetë njerëzish në qytetin Petrinja.
Mediat vendase kanë publikuar pamje të trishtueshme. Ndërkohë, momenti i tërmetit është regjistruar dhe nga kamerat e televizionit N1, gjatë një interviste në terren, por edhe në studion e edicionit informativ.
Lexo edhe: “Qyteti im u shkatërrua”, kryetari i Petrinjës: Humbëm fëmijë, kjo ishte si Hiroshima
Kujtojmë se tërmeti me epiqendër nëntë kilometra nga Sisaku dhe 46 kilometra nga Zagrebi, tronditi me forcë Qarkun Sisak-Moslavina dhe zonën e gjerë të Zagrebit. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në rajon. g.v/abcnews.al