Drew Barrymore tregon arsyen pse nuk ka bërë kurrë ndërhyrje estetike

schedule15:50 - 23 Shkurt, 2021

schedule 15:50 - 23 Shkurt, 2021

Drew Barrymore ka treguar arsyen se përse ka vendosur të mos bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa shumë personazhe publikë nuk i kanë rezistuar ndërhyrjeve, 45-vjeçarja ka vendosur të mos bëjë asnjë operacion.

“Unë kurrë nuk kam bërë asgjë në fytyrën time dhe do të doja të mos bëja. Kurrë mos thuaj kurrë. Problemi është që unë e njoh veten dhe jam një person që mund të krijoj varësi shumë lehtë. Po të bëj qoftë edhe një injeksion, do të dukem deri të premten si Jocelyn Wildenstein.”, tha nëna e dy fëmijëve.

Drew Barrymore Said Her Dating App Experience Was a “Car Wreck”

“Mendoj se jam aq rebele sa pashë gjithë atë presion dhe pashë gjithë ato gra që torturonin veten e tyre dhe mendova: Njerëz të mjerë. Thjesht doja të mos kisha kurrë frikë se çfarë do të më bënte jeta. Ndoshta shkova në shumë ekstreme të kundërta. Tani jam kaq e mërzitshme, e sigurt dhe e shëndetshme.”, vazhdoi aktorja. /abcnews.al

Drew Barrymore movies: 15 greatest films ranked from worst to best -  GoldDerby