“Dreka është gati” troket në derën e familjes Shehu. Sot shef Mirsad Tagani do të gatuje për Elinarën dhe vajzën e saj Estel.
Mirsadi fillimisht njihet me familjen. Menjëherë pas prezantimit, shefi dhe Elinara shkojnë në një shitore me prodhime deti dhe me pas në Ecomarket ku blejnë një pjesë të përberësve që i duhen për pjatën e sotme.
Me tu kthyer në shtepi, Elinara dhe shefi fillojnë të gatuajnë dhe të bisedojnë me gjërësisht rreth jetës së tyre dhe përditshmërisë.
Sot, shef Mirsadi ka zgjedhur të gatuaje pasta me gaforre dhe karkaleca. Pasi shefi dhe Elinara përfundojnë gatimin, është radha e vajzës të shtëpisë, Estel për të ndihmuar këtë herë me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë.
Mirsadi, Elinara dhe Estel shijojnë drekën dhe familja vlerëson pjatat me pikë maksimale.
Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave.
Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të ‘Dreka është gati’ dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!
Receta për sot përmban:
pasta 300 gr
vere e bardhe 50 ml
gaforre 500 gr
karkaleca 150 gr
pomodorini 80 gr./abcnews.al