PSG është i zhgënjyer me dëshirën e Kylian Mbappe për t’u larguar nga klubi.
Kujtojmë, më herët kishte informacione se Mbappe dëshiron të largohet nga klubi parizian, pasi beson se është tradhtuar. Vetë Mbappe i mohoi këto thashetheme, por me gjasë e bëri këtë me kërkesë të PSG-së.
Marrëdhëniet e lojtarit me pronarët e klubit janë duke u përkeqësuar, raporton As, duke cituar L’Equipe. Aata janë të pakënaqur me qëndrimin e Kylian dhe besojnë se ai e tradhtoi klubin duke zgjedhur të largohej menjëherë pas rinovimit të kontratës. Përveç kësaj, ata nuk janë të kënaqur me faktin se Mbappe po përpiqet t’i diktojë rregullat e tij klubit.
Kujtojmë se futbollisti 23-vjeçar në maj të këtij viti ka vazhduar kontratën me PSG-në edhe për 2 vite, marrëveshja parashikon opsionin e zgjatjes edhe për një sezon. /G.D abcnews.al/