Drejtuesit e Mançester Junajtid janë duke e vëzhguar nga afër portierin spanjoll Unai Simon, sipas Relevo.
Fakti është se Erik ten Hag nuk e sheh David De Gean si portierin kryesor të Manchester United në afat të gjatë dhe dëshiron që klubi të shqyrtojë mundësinë e transferimit të lojtarit të Athletic Bilbao.
25-vjeçari Simon zëvendësoi De Gean dhe është portieri kryesor i kombëtares spanjolle, ndërsa De Gea nuk shkoi as në Katar.
Kontrata e De Geas me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi mund ta zgjasë për një vit. /G.D abcnews.al/