Drejtuesit e autobusëve në protestë: Zhvendosja e terminalit po na falimenton

schedule16:51 - 24 Janar, 2020

schedule 16:51 - 24 Janar, 2020

Kërkesat e tyre ranë në vesh të shurdhër.

Kjo i detyroi drejtuesit e autobusëve ndërqytetas në Tiranë, që në formë proteste të bllokojnë transportin e udhëtarëve për rreth një orë mëngjesin e të premtes.

Zhvendosja e terminalit pranë kthesës së Kamzës thonë se po i penalizon ndërsa tregojnë se vështirësitë për të shkuar deri atje, bëjnë që qytetarët ti drejtohen automjeteve të palicensuara.

“Të dy urbanët e unazës së re të na paraqiten këtu pranë terminalit, që qytetarët mos të udhëtojnë 15 min në këmbë për të ardhur deri këtu. Transporti ndërqytetas është më i persekutuari”, thonë ata.

Ky nuk është problem i vetëm për të cilin drejtuesit e autobusëve ndërqytetas kërkojnë zgjidhje prej Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Të gjendet një mundësi që qytetarët të vijnë më kollaj në terminal, të ketë një orar, mos të detyrohet të hipë në 3 autobusë për të ardhur deri këtu“.

Nëse bashkia dhe ministria nuk iu zgjidh problemet brenda dy javësh, Shoqata Kombëtare e  Transportit Ndërqytetas paralajmëron përshkallëzim të qëndrimit të saj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!