Drejtuesi i SPAK takon kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo

schedule18:04 - 11 Korrik, 2022

schedule 18:04 - 11 Korrik, 2022

Shqipëria dhe Italia, vijojnë bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë. Së fundmi Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka takuar kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo.

Mësohet se mes tyre është diskutuar për mundësinë e avancimit të institucioneve, ndërsa është rënë dakord që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të ngrihet në një nivel më të lartë.

‘Drejtuesi i SPAK zhvilloi një takim me z GiovanniMelillo, Prokuror Kombëtar Antimafia & Antiterrorizëm në Itali. Homologët diskutuan rreth bashkëpunimit shumë të mirë mes dy institucioneve dhe u ra dakord të ngrihet në një nivel më të lartë puna e përbashkët.’- njofton SPAK në Tëitter.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!