Ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e njohur si SPAK, është pritur me interes të madh nga opinioni publik, si institucioni qe pritet të vendosë përpara drejtësisë personazhe të botës së krimit dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.
Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ka hapur garën për drejtorin e Byrose Kombëtare të Hetimit. Prokurorët e SPAK do të mbështeten nga 60 hetues të policisë gjyqësore.
Drejtuesi i SPAK fton të gjithë oficerët e policisë që përmbushin kriteret të shprehin interesin për të qënë drejtor i BKH. Sipas njoftimit zyrtar të Krajës kandidati fitues do t’i nënshtrohet një programi të gjatë trajnimi të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), në SHBA.
Të gjitha ata që duan të aplikojne per drejtor të BKH duhet të plotësojnë disa kritere, ku kryeson ai i aftësive profesionale. Kandidatët duhet të bëjne aplikimin në mënyrë elektronike, testimin e aftësive fizike, provimin me shkrim, intervistimin e strukturuar dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe integritetit. I gjithë ky proces do të ndiqet nga një komision i caktuar nga SPAK, që do ta drejtohet nga prokurori Behar Bibra./abcnews.al