Në një bashkëbisedim në studion e ABC Live, juristi i njohur Jordan Daci u shpreh që drejtuesi i ri i SPAK duhet ta zgjedhin anëtarët e KLP, dhe jo politika. Sipas tij nuk pritet që të ketë ndonjë balotazh i mundshëm ndërmjet të tre kandidatëve.
“Nuk besoj se do të ketë balotazh, padyshim, të gjithë këta anëtarë kanë përvojë në prokurori, thjesht do të tregojnë që janë vazhdimësi e një politike të veçantë, i njoh të tre, por dy i njoh më shumë, i vlerësoj shumë për shumë aspekte, dhe mund të them që janë të vetmet prokurorë që lexoj me kënaqësi, lexon diçka profesionale dhe dinjitoze”, u shpreh Jordan Daci.
Për juristin Jordan Daci, kushdo që të fitojë, të fitojë sepse kështu kanë votuar anëtarët e KLP, por jo sepse kështu ka votuar politika, kur flasim për politikën, jo vetëm kryeministri por edhe opozita.
Zgjedhja sipas tij duhet të bëhet në përgjigje të interesit të publikut, dhe jo të politikës./abcnews.al/