Gjiganti farmaceutik Pfizer ka njoftuar se do të kërkojë autorizim për vaksinën e tij për Covid-19 në mes të nëntorit.
“Më lejoni të jem i qartë, nëse kemi të dhëna pozitive, Pfizer do të aplikojë për një autorizim për përdorim emergjent në SHBA..në javën e tretë të nëntorit,” u shpreh CEO Albert Bourla në një deklaratë, shkruan abcnews.al
“Të gjitha të dhënat në aplikimin tonë për në SHBA do të rishihen jo vetëm nga shkencëtarët e FDA por edhe nga një panel i jashtëm prej ekspertësh të pavaruar në një mbledhje të organizuar nga agjencia.”
Sipas Bourla, për të arritur deri në marrjen e autorizimit janë edhe tre faza për t’u kompletuar.
Si fillim, tha ai, vaksina duhet të rezultojë efektive në shumicën e pacientëve të testuar, e më pas duhet të provohohet që është e sigurt, duke marrë për bazë të dhënat të gjenruara nga mijëra persona.
Së treti, dhe së fundmi, Bourla tha se kompania duhet të jetë në gjendje të demonstrojë se vaksina mund të prodhohet vazhdimisht në standardet më të larta të cilësisë. s.b/abcnews.al/