Drejtues të policisë që punojnë për banda dhe abuzimi me TIMS, Rama: Dihej që në polici ka “ujë të zi”, për të dytën mos u shqetësoni

schedule14:31 - 25 Gusht, 2023

schedule 14:31 - 25 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi, pyeti në lidhje me disa ngjarje të mëdha që kanë përfshirë policinë e shtetit dhe që kanë tronditur besimin publik gjatë verës, duke iu referuar  zbulimeve të SPAK në lidhje me drejtues të lartë të policisë së shtetit punonin për banda kriminale dhe për abuzimin me të dhënat e TIMS, për të cilin shqetësimin shprehu edhe ambasada amerikane.

Për këtë të dytën, Rama u shpreh se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, pasi kjo është një histori e manipuluar nga persona që kanë humbur pushtetin mbi të dhënat e TIMS.

Ndërsa në lidhje me drejtuesit e lartë të policisë që punonin për banda kriminale, Rama tha se kjo dihej, por po bëhet çmos që edhe ky fynomen të luftohet deri në fund.

“Për këtë të dytën nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Është një histori i manipuluar mbi njerëz që kanë humbur pushtetin mbi ata të dhëna.

Nuk jam në dijeni të një deklarate të një ambasadori amerikan, sepse nuk e kemi një të tillë. Nuk e kuptoj pse i dërguari me Punë ka bërë një deklaratë të tillë.

Domethën ajo ngjarje e rëndë nuk ka ndodhur. Problem teknik i brendshëm.

Sa i përket drejtuesve të policisë që punojnë për bandat, edhe në polici ka “ujë të zi”. Ka dhe luftohet çdo ditë. Mjafton të shikoni të dhënat në policinë e shtetit.

Një shtet serioz kështu bëhet.

Sa herë që del uji i zi, s’ka nevojë të më shikoni dhe të më dëgjoni, merreni me mend që jam duke buzëqeshur”  tha Rama.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!