Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Drejtues të PD nxitën fëmijët për dhunë/ Noka, Minarolli, Baçi, Këlliçi e Balliu nën hetim për nxitje të të miturve në krim

schedule15:06 - 11 Shkurt, 2026

schedule 15:06 - 11 Shkurt, 2026

Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 5 drejtues të Partisë Demokratike pas sulmeve të dhunshme në drejtim të efektivëve të rendit gjatë protestës të së martës.

Nën hetim janë vendosur Ervin Minarolli, Klevis Balliu, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Luan Baçi të cilët pas largimit të Berishës në seli udhëhoqën militantët në përplasjen me efektivët te Kuvendi. Ata akuzohen për veprat penale “Shtytja e të miturit në krim”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Në pranga kanë rënë 21 militantë mes të cilëve 4 prej tyre janë të mitur, 17 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.



Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu tha PD përdori fëmijë për të gjuajtur policët, dhe se autorët do të marrin ndëshkim sipas ligjit.

“Keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, por është gjithashtu një shkelje e rëndë morale. E drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë. Ndaj, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit”, tha Albana Koçiu.

Si pasoje e djegieve nga molotovet ose e goditjes me mjete te forta nga militantet gjate protestës se Partisë Demokratike u lënduan 16 efektive policie.

Ata u dërguan në repartin e djegie plastikës në QSUT dhe tek Trauma. Sot tre prej tyre janë ende në QSUT nën kujdes mjekësor. Ndërsa të tjerët pas trajtimit te marre nga bluzat e bardha kanë lënë spitalin.

Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë djegëse benzinë, që u gjetën nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit.

Tashmë pritet që të arrestuarit të dalin para gjykatës por rastet e fundit kanë treguar se militantët pavarësisht akteve të dhunës të përsëritura lihen të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!