Drejtoria e Burgjeve në gatishmëri për 30 ditët e Kampionit Botëror

schedule13:43 - 17 Qershor, 2018

schedule 13:43 - 17 Qershor, 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve prej datës 13 qershor ka hartuar një plan t masash, i cili ka si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në 23 institucionet e vujatjeve të dënimit, gjatë zhvillimit të evenimentit futbollistik.  Udhëzimi i hartuar nga  Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani kërkon që strukturat e paraburgime të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, e veçanërisht me sektorin e policisë, për të hartuar listën e personave në konflikte, si dhe ata me rrisk të lartë arratisje.

Ndërkohë forcat e policisë, duhet të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, me qëllim normalizimin e situatave, sipas nevojave, ndërsa duhet kërkuar bashkëpunim me policinë e shtetit.  Përgjatë 30 ditëve të kampionatit, urdhërohet sektori i Komunikimit, dhe monitorimit elektronik në drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të marrë të gjitha masat për të siguruar komunikim të pandërprerë me radio dhe telefon me drejtorinë e policisë si dhe të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit./abcnews.al