Drejtori i terapisë intensive në Milano: COVID-19 nuk ekziston më klinikisht, shpërthejnë polemikat

schedule13:17 - 1 Qershor, 2020

schedule 13:17 - 1 Qershor, 2020

Polemika të ashpra kanë shpërthyer në Itali pas deklaratës së  drejtorit të terapisë intensive në spitalin San Rafaele të Milanos. Alberto Zangrilo u shpreh se koronavirusi nuk ekziston më klinikisht dhe se nuk është e drejtë që ende të terrorizohen njerëzit

Fjalë që kanë shkaktuar polemika të ashpra mes ekspertëve, disa prej të cilëve e dënojnë këtë deklaratë, por më të zemëruarit kanë qenë shkencëtarët që janë pjesë e komitetit teknik shkencor.

Çdo gjë nisi jatë emisionit televiziv “Gjysëm ore më shumë” në kanalin Raitre. Duke iu referuar situtës aktuale në rajonin e Lombardisë, Zangrilo u shpreh:

“Më vjen vërtet për të qeshur. Sot është 31 maj dhe rreth një muaj më parë dëgjonim epidemologët të cilët kishin frikë pëor një valë të re infektimesh në fund të muajit dhe në fillim të qershorit. Duke thënë se kush e di sa vende do të duheshin në terapi intensive.

Në të vërtetë virusi, praktikisht nga këndvështrimi klinik nuk ekziston më. Këtë e thotë universiteti San Rafaele, e thotë një studim i bërë nga virologu dhe drejtori i Institutit të virologjisë, profesor Klementi, e thotë, së bashku me Universitetitn Elmori të Atlantës, profesor Silvestri. Tamponët e kryer 10 ditët e fundit kanë një ngarkesë virale absolutisht më të ulët në krahasim me ata qe janë kryer një muaj apo dy muaj para. E them duke qenë i vetëdijshëm për dramën që kanë përjetuar pacientët që nuk ia dolën dot, por nuk mund të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje, madje në mënyrë qesharake,  jo ekspertëve klinikë, jo virologëve të vërtetë, por atyre që vetëshpallen profesorë: Virusi nga këndvështrimi klinik nuk ekziston më.

Drejtuesja e emisionit reagon duke thënë se ishte një deklaratë e fortë, por mjeku këmbëngul.

Mund ta firmos! Prej tre muajsh të gjithë na rrethojnë me numra që nuk kanë asnjë provë, asnjë velrë: kaluam nga Boreli, te Brusaferro, tek presidenti i këshillit të lartë të shëndetësisë. Çdo gjë shaktoi bllokimin e Italisë ndërsa ne punonim, dhe tani ne që kemi parë dramën, kërkojmë të rifillojmë sa më shpejt sepse duam të mjekojmë personat që nuk po arrijmë të ndihmojmë dot. Nuk na bëhet vonë fare për kampioatin e futbollit apo se ku do të shkojnë italianët për pushime, duhet të rikthehemi në një vend normal, pasi janë të gjitha provat se ky vend mund të kthehet që sot tek një jetë normale.

Sipas profesorit e vetmja gjë që vlen janë faktet, sipas tij në Itali një muaj më parë iu vu veshi një profesori të Boston, një epidemolog statistikash që quhet Vespinjani: ai kushtëzoi vendimet e qeverisë italiane duke thënë se duheshin ndërtuar 151 mijë vende në terapi intensive. Sipas tij dhe Profesor Gatinoni, kjo është një gjë që nuk shkon, nuk mund të terrorizohet një vend në një moment që vendet në terapi intensive janë bosh. Për më shumë që Mers dhe Sars, dy epidemitë e mëparshme janë zhdukur përgjithmonë dhe është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë dhe me koronavirusin.

Duhet të tregohemi të kujdesshëm, të përgatitemi por jo të vetëvritemi.

Luka Rikeldi pneumolog dhe një nga pjesëtarët e komitetit teknik shkencor në Itali reagoi duke thënë se virusi qarkullon ende dhe është e gabuar që të jepen mesazhe që nuk bëjnë apel për kujdes. Ai shton se për të kuptuar këtë mjafton që të shihet situata aktuale në Rusi, Meksikë apo Indi, ku masat nuk kanë qenë efikase si në Itali dhe si rrjedhim nuk kanë dhënë rezultate të njëjta.

Në të njëjtën linjë dhe drejtori i Institutit kombëtar për sëmundjet infektive Spalancani të Romës, Xhuzepe Ipolito i cili shrehet se nuk ka asnjë studim shkencor të publikuar që dëshmon se koornavirusi i ri është shuar.

Dhe presidenti i këshillit të lartë të shëndetësisë Franko Lokateli u shpreh i habitur duke thënë se ishte befasuar nga deklaratat e doktor Zangrilos, sipas të cilit virusi klinikisht nuk ekziston më. Kjo pasi mjafton të shihet nurmi i rasteve të reja cdo ditë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!