Drejtori i shkollës e ngacmoi seksualisht, gjyshja e 14-vjeçares: I shkruante prej dy javësh llafe turpi

schedule11:17 - 7 Nëntor, 2021

schedule 11:17 - 7 Nëntor, 2021

Gjyshja e njërës prej 14-vjeçareve që u ngacmua seksualisht nga drejtori i shkollës në Pogradec, Adriatik Haxhillari, ka treguar për mediat se ai i shkruante prej dy javësh në celular. Ajo shprehet se pas kësaj ngjarje nuk dalin dot përjashta, duke theksuar se ai duhet varur.

Lexo edhe: Ngacmoi seksualisht dy të mitura, pranga 59 vjeçarit në Pogradec

“I ka shkruajtur në telefon. Çupa i kishte thënë kujdestares së klasës. Çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Nuk e di ça i shkruante. Po llafe turpi gjëra kështu. Kishte dy javë që i shkruante. Prindërit i ka në Greqi. Ne kujdesemi se e kemi këtu.

Na erdhi shumë rëndë se e morën çupën pa na thënë ne. Dje na thirrën djalin. Ne nuk dalim dot përjashta. Shteti e di. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra duhen varur. Këtë gjë dua unë. Çupa dy vjet ka që është në këtë shkollë. Se ishte në Tiranë”, thotë ajo.

Drejtori i shkollës 59-vjeç me iniciale A.H. u arrestua ditën e djeshme pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte dy nxënëset e tij. Mësohet se ngacmimi ndaj të miturave ka nisur dy javë më parë. Rasti është zbuluar nga vëllai i një prej të miturave i cili ka parë mesazhet e drejtorit në telefonin e motrës së tij.

Menjëherë ai ka shkuar dhe ka denoncuar rastin në polici. Më pas policia në prani të psikologes i mori në pyetje të miturat dhe zbardhi ngjarjen. Të miturat kane treguar se  drejtori u ka bërë gjeste gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit. Në një mesazh i pyet: U lodhët sot? /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!