Drejtori i policisë Shkodër: Më gjeni një lokal hapur dhe unë do të jap dorëheqjen

schedule21:30 - 11 Shkurt, 2021

schedule 21:30 - 11 Shkurt, 2021

Drejtori i policisë së qarkut Shkodër Niko Brahimaj deklaroi mbrëmjen e sotme se nëse do të gjendet një lokal hapur pas orës 20:00 në territorin që ka në juridiksion, do të japë dorëheqjen. Ai tha se nuk ka gjobat në fokus, por ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave anti-covid.

Policia e Shkodrës është e fokusuar në ruajtjen e pronës, jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Shkodrës. Ne do të bëjmë cdo gjë që qytetarët të ndërgjegjësohen, në fokus nuk është gjoba por ndërgjegjësimi.

Të gjithë të zbatojnë rregullat e vendosura nga struktura. Ne duam që qytetarët të na mirëkuptojnë, që niveli i gjobave të jetë zero, por nuk do të tolerojmë askënd.

Më thoni emrin e një lokali. Një emër të një lokali dhe për 3 minuta do të jemi bashkë atje. Sot më thoni një lokal hapur tani, jo në Shkodër brenda por edhe në rrethina dhe bashkitë e qarkut. Nëse do të ketë do të jap dorëheqjen. Më gjeni një lokal hapur” tha ai.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme nuk lejohet dalja nga shtëpia, me përjashtim të rasteve specifike. Shtrëngimi i orës policore nga 22:00 në 20:00 që hyri në fuqi sonte do të jetë deri në datë 25 shkurt./ db/ ABcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!