Drejtori i Policisë së Durrësit: Janë kapur 9 shqiptarë

schedule19:14 - 18 Tetor, 2017

schedule 19:14 - 18 Tetor, 2017

9 shtetas shqiptarë, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, u ndaluan nga Policia e Durrësit në disa aksione gjatë 15 ditëve të fundit. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe, tha se 7 prej të arrestuarve janë persona në kërkim ndërkombëtar, kryesisht nga drejtësia e vendit fqinj, Italisë. Personat e fundit të vënë në pranga nga policia e qytetit bregdetar në kuadër të operacionit “vjeshtë 2017” ishin Gëzim Aleksi, 41 vjeç, për të cilin gjykata e Brescias ka lëshuar një urdhër arresti për veprën penale “Vrasje”dhe 48 vjeçari Dashamir Hersi ndaj të cilit gjykata e Peskarës ka vendosur arrest me burg për trafik droge. Shtetasit e tjerë të ndaluar janë të dënuar ose në proces gjyqësor, për vepra të rënda penale. Për të gjithë këta persona, autoritetet ligjore të Shqipërisë po kryejnë procedurat e ekstradimit.