Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu takim me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s

schedule19:09 - 8 Korrik, 2020

schedule 19:09 - 8 Korrik, 2020

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu priti në një takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri z. Fabrizio Bucci.

Mësohet se qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi policor, si dhe ecuria e fushatës së monitorimit ajror të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, duke theksuar se ky bashkëpunim po jep përditë rezultatet e dëshiruara në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, Veliu ka vlerësuar punën e njësive të Guardia Di Finanza-s  dhe Interforzës në Shqipëri, kryesisht asaj të monitorimit ajror.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu ka siguruar ambasadorin italian në Shqipëri Z. Bucci se strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të angazhuara në drejtim të goditjes së tendencave për kultivim.

Krahas monitorimit ajror nga GDF-ja, Policia e Shtetit ushtron kontrolle masive të territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur një numër të konsiderueshëm  dronësh dhe helikopterin e Policisë.

Ambasadori i Italisë Shkëlqesia e Tij z. Bucci ka vlerësuar këtë bashkëpunim mjaft të frytshëm mes dy policive dhe rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së elementëve apo grupeve kriminale.

Drejtuesi i Repartit të Dytë të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Gjeneral Bigade Cosimo Di Gesu ka theksuar se bashkëpunimi mes GDF-së dhe Policisë së Shtetit është shumë herë më i mire së bashkëpunimi me vendet që janë anëtare të BE-së.

Drejtuesi i Repartit të Tretë të Operacioneve Gjeneral Brigade i GDF-së Giuseppe Arbore ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe premtoi se do  investojë më shumë për forcimin dhe mbështetjen e këtyre skuadrave.

Më pas delegacioni vizitoi laboratorin e përpunimit të të dhënave të siguruara nga monitorimi ajror mbi territorin e Republikës së Shqipërisë dhe u njoh me punën e bërë nga ky ekip./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!