Drejtori i OBSH në Europë në Shqipëri, Manastirliu: Shkëmbimi i eksperiencës, i rëndësishëm

schedule11:55 - 12 Nëntor, 2020

schedule 11:55 - 12 Nëntor, 2020

Drejtori i OBSH për Europën Hans Kluge ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë. Ai është takuar me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Gjatë fjalës së saj ministrja deklaroi se në këto kohë të vështira është e nevojshme të bashkohemi nga solidariteti.

“Ne jemi duke jetuar në kohë të vështira. Dhe ajo që na bashkon të gjithëve bashkë është solidariteti.

 Jam shumë e nderuar që OBSH është partneri jonë edhe në këto kohë pandemie duke qëndruar jo vetëm si partner. Shkëmbimi i eksperiencës është i rëndësishëm për ne për të luftuar me këtë pandemi”, tha Ogerta Manastirliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!