Drejtori i Komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka vendosur pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarakut.
Shpataraku ushtron funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit. Pezullimi është vendosur për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore gjatë përmbushjes së detyrave funksionale.
Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet e masterit në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.
Ndërkohë që ekzistonte një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm, sipas të cilit studimet e masterit duhet të ndiqeshin jashtë orarit zyrtar të punës dhe mosrespektimi i këtij udhëzimi konsiderohet shkelje ligjore./abcnews.al/


