Drejtori i Juventusit i është përgjigjur pyetjes për largimin e mundshëm të Allegrit

schedule21:23 - 30 Prill, 2023

schedule 21:23 - 30 Prill, 2023

Shefi financiar i Juventusit, Francesco Calvo ka folur për situatën në klubin Massimiliano Allegri.

Javët e fundit, mediat italiane kanë raportuar shpesh për një ndarje të mundshme për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës këtë sezon.

“Mund të them se pozicioni i Allegrit nuk është subjekt i asnjë dyshimi, por është mjaft i qartë. Ai u rikthye me një kontratë katërvjeçare dhe nuk e bëri as gjysmën e saj. Arritjet e kaluara të Massimilianos flasin vetë, ne besojmë te ai. Synimet tona për këtë sezon janë të përfundojmë në vendin e dytë në Serie A dhe të luajmë në finalen e Ligës së Evropës”, ​​tha Calvo për DAZN. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!