Drejtori i Inspektimit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka reaguar për situatën e Covid-19.
Tahiri shprehet se në këtë situatë pandemie ligji dhe masat duhet të vlejë për të gjithë, ndërsa tubimet politike sipas tij nuk mund të vijojnë normalisht duke mos respektuar protokollin e sigurisë.
“Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike. Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë. Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike”, shkruan ai.
Statusi:
Ligji dhe masat, vlejnë për të gjithë!
Dëno qytetarë për mosmbajtje të maskës në rrugë; dëno lokale për distancë të vogël të tavolinave; dëno e bllombo biznese që qëndrojnë hapur pas orës 20:00; malltrero qytetarët me orë policore – e vet organizo tubime zgjedhore me plot njerëz (me e pa maska) si sardina, është hipokrizi!
Grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë.
Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata qe po flasin nëpër këto tubime politike.
Përderisa ligji dhe masat janë në fuqi, Inspekcioni i Prishtinës do t’iu shqiptojë gjoba prej 2,000 eurosh secilit subjekt politik, për secilin tubim në Prishtinë.
Nuk do të lejojmë që inspektorët dhe Policia të sfidohen në këtë formë nga subjektet politike.
Ftojmë qytetarët për bashkëpunim, ashtu që të identifikojmë secilin rast!
/abcnews.al/